Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi akuzon udhëheqësit ukrainas për mosmirënjohje

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Ukrainën se kanë “zero mirënjohje” për përpjekjet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka shkruar se “Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjeket tona dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë trashëgova një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbëse për të gjithë, veçanërisht miliona njerëz që kanë vdekur deri më tani”, ka shtuar ai. 

Deklarata e tij vjen në kohën kur në Gjenevë po zhvillohen bisedimet ndërmjet zyrtarëve evropianë, ukrainas dhe të SHBA-së lidhur me planin 28-pikësh të administratës Trump për fundin e  luftës në Ukrainë.

Lexo përditësimet tjera
Bisedimet Gjeneve

SHBA-ja dhe Ukraina raportojnë për përparim në bisedimet për paqen

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas të dielën thanë se po bëhet përparim drejt përfundimit të...