Dy fëmijë janë detyruar të futen në operacion për t’ua shpëtuar jetën pasi kanë ndjekur një trend në TikTok i cili rezultoi në gëlltitjen e magneteve të vegjël.
Një 13-vjeçare dhe një 11-vjeçar iu nënshtruan operacionit, ku iu deshtë t’u hiqen pjesë nga zorrët e tyre pasi u përpiqen të mashtrojnë prindërit të besonin se kishin shpuar gojën për argëtim, shkruan TMZ.
Faye Elizabeth nga Liverpooli ka thënë se nxitoi ta dërgonte vajzën e saj në spital pasi po ankohej për dhimbje barku dhe villte “gjëra të zeza”.
“Dhimbja u bë më e rëndë kështu që e dërgova në spital”, ka thënë ajo duke shtuar se doktorët fillimisht menduan se ajo kishte atë që quhet “zorra qorre”.
Kirurgët gjetën 15 rruaza magnetike të ngulitura në zorrët e saja.
Ditë më herët, një tjetër rast i tillë ka ndodhur me një djalë. Gjatë operacionit urgjent, kirurgët u tronditën kur gjetën magnete të vegjël në zorrët e tij.
-
Mjekët paralajmërojnë prindërit për kujdes me gjësendet që fëmijët mund t’i gëlltisin gjatë festave
-
TikTok dhe YouTube konsiderohen “jo mjaftueshëm të sigurta” për fëmijët
-
Kujdesi për lëkurën e të vegjëlve: “bota e errët e shfrytëzuese” të videove të bukurisë në TikTok
-
Arsyet pse është i shëndetshëm trendi “fibermaxxing”
-
TikToku është si vodka, por pse vodka është e ndaluar për fëmijë, ndërsa TikToku jo?