Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

TikTok dhe YouTube konsiderohen “jo mjaftueshëm të sigurta” për fëmijët

Tik Tok

Foto ilustrim

YouTube dhe TikTok janë cilësuar si “jo mjaftueshëm të sigurta” për fëmijët në një raport të ri.

Ofcom më herët kishte kërkuar masa më të forta për sigurinë online të fëmijëve, ndërsa tani rregullatori ka deklaruar se rrjedhat e përmbajtjes në këto dy platforma nuk përmbushin pritshmëritë e tij.

Në raportin e tij, Ofcom tha se këto dy platforma nuk kanë ofruar mjaftueshëm dëshmi se përmbajtja e tyre është mjaftueshëm e sigurt për fëmijët.

“Veçanërisht, TikTok dhe YouTube nuk u angazhuan për ndonjë ndryshim të rëndësishëm për të reduktuar përmbajtjen e dëmshme që u shfaqet fëmijëve, duke këmbëngulur se platformat e tyre tashmë janë të sigurta për ta. Provat tona të shumta, të publikuara sot, sugjerojnë se ato ende nuk janë mjaftueshëm të sigurta”, thuhet në raportin e Ofcom.

Në reagimin e tyre, si TikTok ashtu edhe YouTube kanë përmendur masat e sigurisë që tashmë ekzistojnë në aplikacionet e tyre.

Edhe Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale Botë 1 muaj më parë Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale

TikTok, i cili u shpreh “shumë i zhgënjyer” nga vendimi i Ofcom-it, përmendi veçoritë e tij të sigurisë, përfshirë ndalimin e mesazheve direkte për përdoruesit nën 16 vjeç.

Nga ana tjetër, YouTube theksoi bashkëpunimin me ekspertë të sigurisë së fëmijëve për të krijuar përmbajtje të përshtatshme për moshën. Platforma ka gjithashtu një kohëmatës për videot e shkurtra “Shorts”, që u lejon prindërve të vendosin kufij kohorë.

Gjetje të tjera të raportit zbuluan se Meta, Snap dhe Roblox kanë rënë dakord për masa më të forta kundër joshjes online të fëmijëve.

Snap, pronari i Snapchat-it, ka pranuar që: të ndalojë si parazgjedhje kontaktin e të rriturve të panjohur me fëmijët, të mos i inkurajojë fëmijët të shtojnë persona që nuk i njohin dhe të vendosë kontrolle “shumë efektive” të moshës këtë verë.

Ndërsa Meta pritet që: të fshehë automatikisht listat e lidhjeve të adoleshentëve në Instagram, si dhe të zhvillojë mjete të inteligjencës artificiale që mund të zbulojnë biseda me përmbajtje të mundshme seksuale në mesazhet private.

Ndërkohë, Roblox do t’u lejojë prindërve ta çaktivizojnë plotësisht funksionin e bisedave direkte për përdoruesit nën 16 vjeç.

Edhe Kujdesi për lëkurën e të vegjëlve: “bota e errët e shfrytëzuese” të videove të bukurisë në TikTok Botë 2 muaj më parë Kujdesi për lëkurën e të vegjëlve: “bota e errët e shfrytëzuese” të videove të bukurisë në TikTok

Duke folur në programin “Today” të BBC-së të enjten e kaluar, drejtoresha ekzekutive e Ofcom-it, Dame Melanie Dawes, paralajmëroi se platformat që nuk respektojnë rregullat mund të përballen me “masat më të ashpra ndëshkuese”.

Ajo shtoi se do të fillohet edhe me një hetim formal nëse do të jetë e nevojshme.