Prindërit janë paralajmëruar për rreziqet nëse fëmijët gëlltitin objekte të vogla nga dhuratat e Krishtlindjeve dhe thërrimet ushqimore.
Mjekët në Britani thanë se numri i të vegjëlve të shtruar në spital pas gëlltitjes së objekteve të vogla ishte dyfishuar gjatë 10 vjetëve të fundit në 228, sipas të dhënave të fundit.
Kirurgët kanë kryer operacione për të shpëtuar jetën për të hequr sendet, duke përfshirë magnete, topat magnetikë dhe lodrat e krishtlindjeve, thanë mjekët. Disa fëmijë kanë vdekur si pasojë e tyre, raportoi The Guardian.
Ndër objektet e vogla që mund të shkaktojnë më shumë dëme janë “bateritë magnete”, të cilat përdoren në dhurata, si dhe dritat e Krishtlindjeve, telekomandat e televizorit, madje edhe kartolinat e urimeve.
“Kjo kohë e vitit duhet të jetë e lumturisë pasi familjet bëhen bashkë, dhe gjëja e fundit që dikush do është të kalojë Krishtlindjen në spital ndërsa fëmijët e tyre i nënshtrohen operimeve”, ka thënë mjeku Simon Kenny.
Ai ka bërë thirrje që bateritë magnetike dhe gjësendet e tjera të vogla të mbahen sa më larg fëmijëve.
Edhe
Apelojnë mjekët: Mos i lejoni fëmijët të luajnë me lodra të imëta
Këto magnete të vogla mund të gëlltiten shumë lehtë dhe më pas të shkaktojë dëm vdekjeprurës.
Shoqata për Parandalimin e Aksidenteve të Fëmijëve ka thënë se një ose dy fëmijë vdesin çdo vit në Britani nga përbirja e baterive, ndërsa të mbijetuarit mund të përfundojnë me dëme që do t’ia ndryshojnë jetën përgjithmonë.