Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Alarmon studimi i madh: Ekranet e pajisjeve mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 2 vjeç

Ekranet e pajisjeve

Qëndrimi i foshnjave dhe fëmijëve nën dy vjeç para ekraneve të pajisjeve teknologjike duhet të shmanget patjetër, ka alarmuar një rishikim i madh shkencor i studimeve të kryera në këtë fushë. Sipas gjetjeve, sa më shumë kohë para ekraneve në këtë periudhë, ekziston rreziku për efekte negative në zhvillim të fëmijës.

Madje hulumtuesit kanë bërë thirrje që të ketë hetime më të thella për rreziqet që u sjellin fëmijëve telefonat e mençur, tabletat e pajisje të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rafe Clayton, pedagoge për komunikim në Universitetin e Leedsit, ka thënë se mungesa e udhëzimeve për përdorim për prindërit “po shkakton zakone të pashëndetshme fëmijëve”.

“Kjo duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Studimi, i përshkruar si më gjithëpërfshirësi deri tash mbi këtë çështje, u ka bërë thirrje autoriteteve të rishqyrtojnë udhëzimet mbi kohën që fëmijët nën 5 vjeç mund ta kalojnë para ekraneve. Aty rekomandohet që fëmijët nën dy vjeç të qëndrojnë larg këtyre pajisjeve, “përveç aktiviteteve të përbashkëta që inkurajojnë lidhjen, ndërveprimin dhe bisedën”.

Studimi i ri ka konstatuar se përdorimi i ekranit në këtë moshë kaq të re, vështirëson gjumin, rrezikon shëndetin e syve dhe mund të nisë edhe obezitetin.

Përdorimi i ekranit po shihet me shqetësim nga autorët e hulumtimit, pasi është gjetur se fëmijët po shikojnë ekranet për rehati dhe qetësim, në vend se t’u drejtohen prindërve. Kjo supozohet se po shkakton lidhje më të dobëta me prindërit e edhe rrezik për zhvillim të kufizuar gjuhësor.

Hulumtimi i madh u krye nga studiues të katër universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar.