Në Tiranë është protestuar në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ndërkohë që janë bërë thirrje që Izraeli ta ndalojë bllokimin e futjes së ushqimit dhe ndihmave atje.
Në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” e pranishme ka qenë edhe aktivistja e njohur Greta Thunberg. Ajo e ka theksuar se ajo çfarë po bën Izraeli në Gaza është gjenocid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThunberg ka thënë se palestinezët po vdesin urie sepse bota po hesht ndaj Izraelit.
“Gaza ka hyrë në fazën 5 të kequshqyerjes, Gaza po vdes urie. Në anën tjetër të kufirit dhjetëra kamionë po presin që të futen dhe të shpërndajnë ndihma, por Izraeli po i ndalon. Mos u gaboni, ky është rezultat direkt i heshtjes së botës që e lejoi Izraelin ta kryente këtë gjenocid. Është vazhdim i shtypjes sistematike dhe urisë, rrethimit dhe gjenocidit, gjëra me të cilat palestinezët janë përballur me dekada”, ka thënë ajo.