Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 36 të vdekur nga zjarret në Hawaii

Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarret që kanë përfshirë Qarkun Maui të Hawaiit.

Flakët janë shpërndarë edhe në rrugët dikur të frekuentuara, afër ndërtesave historike.

Për shkak të zjarrit dhe përhapjes së flakëve nga erërat e forta, të rriturit dhe fëmijët janë detyruar të hyjnë në oqean për siguri.

Zyrtarët e vendit kanë bërë të ditur gjithashtu se 271 objekte janë shkatërruar si dhe dhjetëra njerëz kanë mbetur të lënduar. / AP