Numri i vdekjeve të shkaktuara nga zjarret në Maui është rritur në 99 sosh, një shifër që ka të ngjarë të rritet derisa ekipet e kërkimit vazhdojnë planet e tyre operacionale në lagjet ku flakët po shpërndahen më një shpejtësi prej afro dy kilometrash në minutë.
Zjarret që kanë përfshirë pjesën më të madhe të qytetit historik të Lahainas janë më vdekjeprurëset në SHBA në më shumë se një shekull.
Guvernatori Josh Green ka bërë të ditur se kërkimi do të marrë kohë dhe kërkoi hapësirë për ta bërë atë siç duhet.
Ndërkohë, disa zyrtarë shtetërorë kanë thënë se ka mungesë uji në dispozicion për zjarrfikësit.
Artikuj të ngjashëm