Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 89 numri i të vdekurve nga zjarri në Havai

Ka shkuar në 89 numri i të vdekurve nga zjarri që përfshiu Havain, ku preku edhe qytetin historik Lahaina, raporton BBC.

Numri i viktimave mund të rritet dukshëm, ka thënë guvernatori i Havait, Josh Green të shtunën, ndërsa forenzika po vazhdon të identifikojë viktimat.

Qindra persona vazhdojnë të mbesin të zhdukur, ndërsa qindra tjerë gjenden nëpër strehimore në Havai.

“Është sigurisht katastrofa më e madhe natyrore me të cilën Havai është përballur. Vetëm mund të presim dhe të përkrahim ata që janë gjallë. Fokusi ynë është të ribashkojmë njerëzit nëse mundemi, t’u sigurojmë strehë dhe kujdes shëndetësor, si dhe të përqendrohemi te rindërtimi”, ka thënë Green.