Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Ferri” në Hawaii

Autoritetet në Hawaii kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të ngrihet kur të shtunën konfirmuan vdekjen e 80 personave nga zjarret që kanë përfshirë ishujt. Autoritetet kanë paralajmëruar se do të duhen shumë vjet për të riparuar qytetin. Vetëm në Lahaina janë djegur 1 mijë ndërtesa.

(AP) - Tetëdhjetë persona janë konfirmuar të vdekur nga zjarret që kanë bërë shkrumb e hi ishullin Maui të Hawaiit. Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të ngrihet në një prej katastrofave më të rënda natyrore në shtetin amerikan.

Zjarrfikësit kanë bërë përpjekje t’i shuajnë zjarret që kanë shkatërruar edhe qytetin historik të Lahainas. Prokuroria e Hawaiit ka njoftuar se do të bëhen hetime në lidhje me reagimin e autoriteteve ndaj zjarreve. Është vënë në dyshim nëse zyrtarët kanë paralajmëruar me kohë banorët dhe turistët në lidhje me zjarret.

Në autostradën Honoapiilani – rruga e vetme që është në funksion në Lahaina – ka qenë kolonë e madhe e automjeteve, me familjet e shqetësuara dhe pa ushqim të mjaftueshëm. Të shtunën, vetëm pak orë pas hapjes, rruga është mbyllur për të gjithë përveç shërbimeve emergjente.

Banorët e evakuuar të Lahainas besojnë se shtëpitë e tyre janë plaçkitur. Guvernatori Josh Green ka paralajmëruar banorët se do të përballen me “shkatërrimin që kurrë nuk e kanë parë në jetën e tyre”.

Mirëpo, 26-vjeçari Bryan Agurian, ka mbetur në Lahaina dhe ka parë më të keqen. Ka bërë përpjekje për të shuar zjarret dhe ka arritur të shpëtojë shtëpinë. Mirëpo nuk dëshiron që të kthehet prapa.

Edhe “Ishte një masakër”: Bandat në Haiti po kryejnë vrasje masive në mbarë vendin Botë 2 j. më parë “Ishte një masakër”: Bandat në Haiti po kryejnë vrasje masive në mbarë vendin

“Sa herë mbyll sytë, shoh Armagedonin Lahaina kurrë më nuk do të jetë njëjtë”, ka thënë ai.

Panik është shkaktuar edhe të shtunën kur banorëve të Kaanapalit – në veri të Lahainas – u ishte kërkuar që të evakuoheshin shkaku i zjarreve, që u lokalizuan dy orë më vonë.

Maui Perëndimor, në të cilin shtrihen Lahaina dhe Kaanapali, ka qenë pa energji elektrike dhe ujë. Ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim të viktimave të zjarrit në këtë rajon. Ata janë duke kërkuar viktimat edhe në det. Rojat Bregdetare kanë njoftuar se 17 persona janë nxjerrë të gjallë nga uji. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mirëpo Gabe Lucy, i cili ka një kompani turistike në Maui, ka dëgjuar rrëfime të tmerrshme.

“Njerëzit po hynin në ujë pasi kjo ishte mënyra e vetme për t’u shpëtuar zjarrit”, ka thënë Lucy. Edhe ai është angazhuar në kërkim të viktimave. Ai ka dëgjuar se shumë trupa janë nëpër gurët e plazheve.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të duhen shumë vite për të riparuar qytetin. Vetëm në Lahaina janë djegur 1 mijë ndërtesa.

Me dëmet e mëdha do të përballen banorët, shumica prej të cilëve varen nga shërbimet që ia ofrojnë industrisë së turizmit. Guvernatori ka paralajmëruar banorët e evakuuar se ajo që do të shohin pas kthimit do të jetë shumë e rëndë.

Edhe Të paktën 30 të vdekur nga stampedo në një vend turistik të Haitit Botë 3 muaj më parë Të paktën 30 të vdekur nga stampedo në një vend turistik të Haitit

“Lahaina është zonë e shkatërruar. Ata do të shohin shkatërrim si kurrë më parë. Ju lutem kini kujdes”, ka thënë guvernatori Green.