Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nisin hetimet mbi fatkeqësinë në Hawaii, sirena e zjarreve s’u lëshua me kohë në Maui

Një hetim mbi politikat e reagimit ndaj emergjencave të Maui-t do të fillojë së shpejti, për shkak se vendi dështoi të paralajmëronte banorët për rrezikun e zjarreve, përmes 80 sirenave të vendosura në vend e të testuara çdo muaj. Zhurma e sirenave nuk u dëgjua asnjëherë duke u cilësuar si dështim.

Në Maui, ishulli i dytë më i madh në arkipelagun e Haëaiit, ka 80 sirena të vendosura në natyrë - të testuara çdo muaj - që synojnë të paralajmërojnë banorët për cunami dhe fatkeqësi të tjera natyrore, por asnjë e tillë nuk u dëgjua kur zjarret filluan të përhapeshin javën e kaluar.

Banorët kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asnjë paralajmërim zyrtar përpara se të fillonte zjarri, duke ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e reagimit të urgjencës dhe nëse më shumë njerëz mund të ishin shpëtuar.

Mungesën e paralajmërimit për zjarret e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e vendit, një dështim që tani po hetohet nga prokurori i përgjithshëm i Haëaiit.

Banorë të tjerë pranuan se morën sinjalizime në telefonat e tyre celularë herët të martën, por ndërprerja e energjisë në perëndim të Mauit besohet të ketë kufizuar shpërndarjen e tyre.

Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ishte ai që konfirmoi hetimet mbi politikat e reagimit ndaj emergjencave të Maui-t, por ai ka mbrojtur reagimin e qeverisë së tij, duke fajësuar erërat e forta dhe kushtet e thatësirës.

Edhe “Ferri” në Hawaii Botë “Ferri” në Hawaii

Deri më tani, afro 100 vdekje janë konfirmuar nga zjarret e fuqishme, më vdekjeprurësit në SHBA në më shumë se një shekull.

Por vetëm 3 për qind e rrënojave të djegura të qytetit janë kontrolluar deri më tani, duke nxitur kështu frikën se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet ndjeshëm.

Më shumë se 2.200 ndërtesa janë djegur plotësisht, e numri i të zhdukurve vlerësohet të jetë në rreth 1 mijë.

Identifikimi i të vdekurve po merr shumë kohë.

Edhe Identifikimi i të vdekurve nga zjarret në Hawai mund të zgjasë me vite Botë Identifikimi i të vdekurve nga zjarret në Hawai mund të zgjasë me vite

Zyrtarët thanë se deri tash kanë arritur t’i identifikojnë vetëm dy persona pas pesë ditëve nga përhapja e zjarreve.

Zjarri në shtetin ishullor të SHBA-së, filloi më 9 gusht dhe u përhap me një shpejtësi prej afro dy kilometrash në minutë, duke konsumuar kështu tërë vendin. (Forca Jashari)