Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 80 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii

Tetëdhjetë njerëz tani janë konfirmuar se kanë vdekur nga zjarret në ishullin Hawaii, thonë zyrtarët.

Ekziston frika se numrat do të rriten më tej në atë që zyrtarisht është fatkeqësia më e keqe natyrore e shtetit amerikan.

Zjarrfikësit janë përpjekur të frenojnë zjarret në disa zona, duke përfshirë qytetin historik të Lahaina, i cili është shkatërruar plotësisht.

Prokurori i Përgjithshëm i Havait ka njoftuar se do të bëhet një “shqyrtim gjithëpërfshirës” në mënyrën se si autoritetet reaguan ndaj zjarreve.

Kjo vjen në kohën kur janë shtuar pyetjet nëse zyrtarët i paralajmëruan banorët me kohë.