Agjencia federale e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare e SHBA-së ka njoftuar se dy agjentët e përfshirë në të shtënat fatale që kanë lënë të vdekur qytetarin amerikan në Minneapolisn janë suspenduar nga puna.
Vrasja e Alex Pretti-t, një infermier 37-vjeçar i kujdesit intensiv, të shtunën ka nxitur protesta të reja në shtetin e Minesotës dhe në të gjithë SHBA-në, si dhe u bënë thirrje nga ligjvënësit e të dyja partive për të shkarkuar sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas një raporti paraprak të Departamentit për Siguri Kombëtare dërguar Kongresit, dy oficerë qëlluan me armë drejt Prettit gjatë një përleshjeje. Raportet fillestare zyrtare thonë se Pretti kishte nxjerrë armën e tij.
Nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë suspendimi i tyre nga puna.
Ndërkohë, agjentët e ICE-së (Agjensia për Imigracionin dhe Doganat) në Minnesota janë udhëzuan të mërkurën që të shmangin konfrontimin me “agjitatorët” ndërsa zbatojnë masat e rrepta të presidentit amerikan, Donald Trump kundër imigracionit, shkruan Reuters.
Udhëzimet e reja, gjithashtu urdhërojnë zyrtarët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së të synojnë vetëm imigrantët që kanë akuza ose dënime penale.
-
Pas dy vrasjeve, agjentët e emigracionit në SHBA do të pajisen me kamera në trup
-
Trumpi zotohet për “qetësim të situatës” në Minnesota pas vrasjes së 37-vjeçarit
-
Trumpi për vrasjen e Alex Prettit: Po rishikojmë gjithçka
-
Demokratët kërkojnë largimin e agjentëve federalë nga Minesota pas vrasjes së një burri
-
Trumpi dërgon carin kufitar në Minnesota mes thirrjeve për hetim të plotë të vrasjes së një 37-vjeçari