Agjentët e emigracionit në Minneapolis të Minnesotas, së shpejti do të pajisen me kamera në trup, ka bërë të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Kjo ka ardhur pasi qeveria është përballur me protesta të mëdha pas vrasjeve të dy shtetasve amerikan, Alex Pretti dhe Renee Good, pas rritjes së numrit të agjentëve të emigracionit në zonën e Monneapolisit.
“Kamerat për t’u vendosur në trup do të shpërndahen te secili oficer në zonën e Minneapolisit”, ka thënë sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, në një postim në X të hënën.
Mjeku ligjor i qarkut Hennepin e ka cilësuar si vrasje, vdekjen e Prettit më 24 janar.
Raporti i së hënës nga ekspertët mjekësorë ka nxjerr në pah se Pretti ka pasur disa plumba në trup.
Është shtuar se ai ka vdekur në Emergjencë, në spitalin e Hennepinit.
-
Zgjerohen protestat në SHBA pas vrasjes së një gruaje nga agjenti i emigracionit
-
Suspendohen nga puna agjentët kufitarë të përfshirë në vrasjen e Alex Prettit
-
Trumpi zotohet për “qetësim të situatës” në Minnesota pas vrasjes së 37-vjeçarit
-
Trumpi për vrasjen e Alex Prettit: Po rishikojmë gjithçka
-
Demokratët kërkojnë largimin e agjentëve federalë nga Minesota pas vrasjes së një burri