Policia në Zelandën e Re ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili qëlloi me grusht në fytyrë ministrin për Ndryshimin Klimatik. Sipas dëshmitarëve, agresori hodhi parulla kundër Kombeve të Bashkuara.
Ministri për Ndryshimin Klimatik në Zelandën e Re, James Shaw, është qëlluar me grusht në fytyrë, pa një arsye të qartë, teksa shkonte në parlament në këmbë, në kryeqytetin Wellington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmi, i ndodhur një ditë më parë, tronditi vendin, para se në orët e para të së premtes të ndodhte masakra në dy xhamitë e Christchurch, i konsideruar si një oazë e qetë ku mbretëronte qetësia dhe siguria.
Kabineti i ministrit, i cili është një lider i të gjelbërve vendorë, e cilësoi si një sulm jo të provokuar dhe jo me karakter politik. Ministri i Tregtisë, David Parker, tha për gazetarët se agresori hodhi parulla kundër Kombeve të Bashkuara.
Shaw, partia e të cilit është pjesë e koalicionit të drejtuar nga kryeministrja laburiste Jacinda Ardern, mëngjesin e të premtes u prezantua me një sy të nxirë në manifestimin e studentëve për mbrojtjen e klimës.
Para gazetarëve, ai u shpreh se syri dukej më keq se ç’ishte në të vërtetë, ndërkohë që policia konfirmoi arrestimin e një 47-vjeçari për sulmin. Dhuna politike është një fenomen i panjohur në Zelandën e Re, ku pjesa më e madhe e ministrave të vendit me 4.5 milionë banorë, udhëton pa asnjë lloj mbrojtjeje.
Kryeministrja Ardern u shpreh se në vendin e saj njerëzit mund t’u afrohen politikanëve në rrugë dhe të flasin dhe për këtë ndihej krenare. Ndërsa kryebashkiaku i kryeqytetit e cilësoi ngjarjen si të turpshme/abcnews.