Spanja të martën e ka tërhequr përfundimisht ambasadorin e saj nga Izraeli, ndërsa përplasja diplomatike mes dy vendeve është përkeqësuar për shkak të kundërshtimit të Spanjës ndaj sulmeve SHBA-Izrael kundër Iranit.
Ambasadori ishte thirrur të kthehej në Spanjë që në shtatorin e kaluar gjatë një krize diplomatike, pasi Spanja vendosi masa që ndalonin aeroplanët dhe anijet që transportonin armë për Izraelin të përdornin portet ose hapësirën ajrore spanjolle.
Këto masa janë marrë për shkak të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë, të cilën ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar e kishte dënuar si antisemitike.
Të martën, Spanja ka publikuar në gazetën e saj zyrtare një njoftim ku thuhej se posti i ambasadorit ishte ndërprerë zyrtarisht. Ministria e Jashtme spanjolle ka thënë se ambasada e saj në Tel Aviv do të drejtohet për momentin nga një i ngarkuar me punë.
Ky veprim është përshkallëzimi më i fundit në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, të cilat janë tensionuar shumë që kur Izraeli nisi ofensivën e tij në Rripin e Gazës, në tetor 2023.
Edhe
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit
Edhe ambasada e Izraelit në Spanjë aktualisht drejtohet nga një i ngarkuar me punë, pasi Izraeli e tërhoqi ambasadorin e tij në maj të vitit të kaluar në shenjë proteste ndaj vendimit të Spanjës për njohjen e shtetit palestinez.
Tensionet janë rritur edhe më shumë pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, ndërsa në fillim të marsit ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ka akuzuar Spanjën se “po qëndron në anën e tiranëve” për kundërshtimin e luftës.
-
Spanja s’lejon SHBA-së t’i përdorë bazat e përbashkëta ushtarake për ta sulmuar Iranin
-
Ambasada e SHBA-së në Izrael i jep leje stafit të largohet, rrezik për sulm ndaj Iranit
-
Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit
-
Protestuesit heqin flamurin e ambasadës së Izraelit, e dënon Ministria e Jashtme e Shqipërisë