Autoritetet izraelite kanë vendosur të mbyllin të gjitha ambasadat e vendit në mbarë botën, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos shfaqin simbole hebraike apo izraelite në vendet publike, thuhet në deklaratat e postuara në faqet zyrtare të ambasadave ditën e premte, pas sulmeve të ndërmarra kundër Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në deklarata thuhej se Izraeli nuk do të ofrojë shërbime konsullore dhe u kërkoi qytetarëve të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë në rast të ndonjë aktiviteti armiqësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk u dha asnjë afat kohor se sa do të zgjasë mbyllja e ambasadave. Një person që iu përgjigj telefonatës në ambasadën izraelite në Berlin nuk dha më shumë detaje.
“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, thuhet më tej deklaratë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të premten, ka thënë se Gjermania po rrit masat e mbrojtjes për vendet hebraike.
Siguria u shtua jashtë Sinagogës së Madhe të Stokholmit, ku një furgon dhe një makinë policie ishin parkuar pranë godinës, sipas një dëshmitari të Reuters.