Ushtria e Izraelit tha se kanë shkatërruar dy raketa balistike që vinin nga Irani të dielën mbrëma. Janë raketat e para të drejtuara kah Izraeli që nga fillimi i prillit, shkruan “CNN”. Ushtria e Izraelit lëshoi alarme duke paralajmëruar banorët në veri të Izraelit për raketa që po vinin.
Ushtria e Izraelit pasi njoftoi për shkatërrimin e dy raketave, njoftoi se “breshëri shtesë” ishte nisur drejt Izraelit. E më vonë njoftoi se ka shkatërruar gjitha raketat, porse janë identifikuar lansime tjera.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) tha se njësitet raketore dhe të dronëve “kanë lansuar një sulm intensiv dhe të koordinuar duke shënjestruar zemrën e qyteteve veriore”.
“Ky operacion nuk është ngjarje kalimtare, por fillimi i një jave të plotë sulmesh të vazhdueshme. Valë e raketave dhe dronëve do të vazhdojnë të lëshohen pa ndërprerë prë shtatë ditë e ardhshme derisa armiku të dekurajohet dhe t’i ndalojë krimet e tij. Çdo shënjestër e territorit iranian do të përballet me një përgjigje shkatërruese dhe dërrmuese përtej çdo pritjeje”, thuhet në deklaratë.
Një burim i ka thënë “CNN” se kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka thirrur këshillin e sigurisë.
Edhe
Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran
Irani javën e kaluar kërcënoi Izraelin nëse e godet Bejrutin. Izraeli goditi kryeqendrën e Libanit të dielën.
Ligjvënësi iranian Ebrahim Rezaei në platformën “X” tha se do të kishte “reagim vendimtar dhe të dhimbshëm” ndaj sulmeve në lagjen Dahiyeh në Bejrut. Në dy sulme ajrore në dy ndërtesa në Dahiyeh u vranë dy persona dhe u lënduan të paktën 20 tjerë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Qeveria e Izraelit ka njoftuar vonë të dielën se shkollat do të mbyllen në vend të hënën. Po ashtu janë këshilluar njerëzit të qëndrojnë afër vendstrehimeve dhe të përcjellin informatat.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për sulmin iranian.
E Trump i ka bërë thirrje Iranit t’i kthehet tavolinës së negociatave.
Duke folur për transmetuesin amerikan “Fox News”, Trump i dërgoi mesazh Iranit.
“Keni lansuar raketa. Mjaft tash. Kthehuni në tavolinë dhe bëjeni marrëveshjen”, tha Trump.
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rrezikojnë ta çojnë rajonin përsëri në luftë
Trumpi thotë se do të kërkojë nga Netanyahu të mos hakmerret ndaj Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka thënë “Axios” se do të kërkojë nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos hakmerret ndaj Iranit për sulmet me raketa që kreu.
“Do ta telefonoj Bibin dhe do t’i them të mos hakmerret. Secila palë e bëri veprimin e vetë. Izraeli kreu sulmin e vet dhe Irani kreu të tijin. Nuk kemi nevojë për një tjetër. Jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin. Do të jetë një marrëveshje e mirë dhe nuk dua që ajo të dështojë për shkak të asaj që po ndodh tani”, tha Trump.
Trump tha se nëse Izraeli sulmon atëherë konflikti vetëm se do të vazhdojë “edhe për 47 vjet të tjera – ose për 3000 vite të ardhshme”, raporton “Axios”.
E gazetari i “Axios”, Barak Ravid, shkroi në X se Trump tashmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Netanyahun, duke cituar një zyrtar amerikan.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se përgjigja do të jetë shkatërruesi nëse Irani hakmerret.
Tha se ka goditur disa objektiva ushtarake në veri. Tha se sulmet erdhën pas shkeljeve të përsëritura të armëpushimit të dakorduar mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit në prill.
Armëpushimi është në fuqi nga 17 prilli.
Siria dhe Iraku mbyllin përkohësisht hapësirën ajrore
Siria dhe Iraku kanë mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore të dielën mbrëma pasi Irani lansoi raketa balistike drejt Izraelit, transmeton “CNN”.
Iraku ka mbyllur hapësirën e vetë ajrore për 72 orë, sipas Autoritetit irakian të Aviacionit Civil. E zyrtarët sirianë të aviacionit kanë njoftuar mbyllje 12-orëshe të hapësirës ajrore.
Ministri izraelit: Teherani duhet të digjet sonte
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka reaguar pas sulmit të sotëm me raketa nga Irani në drejtim të veriut të Izraelit. Ai ka paralajmëruar sulme ndaj Teheranit.
“Sonte Teherani duhet të digjet!” – ka shkruar Ben-Gvir në platformën “X”.
E zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Effie Defrin, tha se Irani ka bërë "gabim të rëndë".
Irani ka lansuar breshëri raketash drejt Izraelit, për herë të parë që nga prilli, si reagim pas sulmeve izraelite në kryeqendrën e Libanit, Bejrut.