Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fushën e mbrojtjes. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e ka cilësuar të paarsyeshme këtë kërkesë, raporton Reuters.
Në një letër dërguar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Sanchezi ka thënë se Spanja “nuk mund të zotohet për një synim të veçantë shpenzimesh në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto”, në samitin e aleancës që planifikohet të mbahen javën e ardhshme në Hagë.
Ndërkaq, shumica e vendeve anëtare pritet se do ta mbështesin kërkesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’i shpenzuar 5 për qind të PBB-së për nevojat ushtarake dhe të mbrojtjes.
Në fillim të muajit, vendet si Suedia dhe Holanda shprehën gatishmëri për ta arritur këtë objektiv.
Nga 32 vendet anëtare të NATO-s, Spanja është shteti me shpenzimet më të ulëta në fushën e mbrojtjes, për shkak se harxhon më pak se 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen.
-
Spanja i sheh shpenzimet e saj aktuale të mbrojtjes si “të mjaftueshme”, zotohet për objektiva të tjera
-
NATO-ja pritet të bjerë dakord për 5% shpenzime të mbrojtjes, Spanja kërkon përjashtim
-
Trumpi propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO-ja
-
Trump pas refuzimit të Spanjës për objektivin e NATO-s: Do ta detyrojë të paguajë dyfishin
-
Rutte hap samitin e NATO-s me kërkesën për 5% shpenzime të mbrojtjes