Spanja planifikon të dërgojë raketa “Patriot” dhe tanke “Leopard” në Ukrainë, si pjesë e pakos mbështetëse për ushtrinë ukrainase.
Duke cituar burime të paidentifikuara, Reuters ka raportuar të hënën se këto ndihma me armë do të jenë pjesë e pakos 1.13 miliardë euroshe, e raketat anti-ajrore dhe 19 tanket do të jenë armë kundër dronëve rusë dhe artilerisë së rëndë.
Dorëzimi i armëve do të zyrtarizohet gjatë një vizite zyrtare të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Madrid, ku do të takohet me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez dhe mbretin Felipe.
Ukraina është ndihmuar nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me pako miliardëshe, me qëllim që të ndalet agresioni rus.
-
Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro
-
Ukraina pranon një numër të vogël raketash “Patriot”, s’bëhet e ditur kush i dërgoi
-
Vendet skandinave do të financojnë pakon ushtarake prej 430 milionë eurosh për Ukrainën
-
Gjermania do të dërgojë dy sisteme Patriot në Ukrainë
-
Ukraina në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore