Spanja do të dërgojë 1370 granatahedhës anti-tank në Ukrainë të premten si pjesë e dërgesës së saj të parë të armëve sulmuesve për ta ndihmuar kundër Rusisë, raporton CNN.
Dërgesa do të përfshijë edhe mitraloza të lehtë dhe 700.000 fishekë pushke dhe municione automatike, ka thënë ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles.
“Të gjitha do të shkojnë në aeroplanët spanjoll në një lokacion në Poloni afër kufirit ku ukrainasit do të dalin për t’i marrë”, ka thënë ajo.
Robles ka thënë se armët janë shumë të rëndësishme sepse materiali i lejon secilit individ të mbrohet, madje edhe personave që nuk kanë eksperiencë me përdorimin e armëve.
Gjermania njoftoi më herët se po shqyrton të dërgojë një dërgesë armësh në Ukrainë.
-
Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa dhe tanke kundër artilerisë ruse
-
Spanja po e furnizon Ukrainën me raketa antiajrore e tanke
-
Spanja i dërgon Ukrainës 200 tonë municione dhe furnizime të tjera ushtarake
-
Gjermania furnizon Ukrainën me armatim të rëndë
-
Kosova do t’i dërgojë mjete ushtarake Ukrainës