Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania furnizon Ukrainën me armatim të rëndë

Ushtria gjermane

Gjermania e ka furnizuar ushtrinë ukrainase edhe me një pako të konsiderueshme ushtarake.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi të enjten se shteti gjerman ia ka dorëzuar 22 tanke Leopard 1A5, 22 sisteme MRAP, 5 automjete për gjurmim, 3 armë kundërajrore vetëlëvizëse, 2 radarë, 35 dronë zbulimi Heidrun, 20 anije, 12 dronë Songbird dhe dhjetëra automjete të tjera luftarake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjermania ia ka dorëzuar Ukrainës është 1 milion fishekë armatimi.

Ukraina ka vazhduar të kërkojë ndihmë nga vendet perëndimore për t’u përballë me luftën e iniciuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në anën tjetër, ministrja e Jashtme gjermane, Anna Baerbock, ka deklaruar se nëse nuk ndalet Putini, në rrezik do të jetë edhe Moldavia.