Gjermania po financon 50,000 dronë sulmues për Ukrainën, ka thënë një burim i njohur me çështjen, një porosi që shënon një nga blerjet më të mëdha të njohura të dronëve për Kievin nga një qeveri perëndimore.
Ukraina është mbështetur shumë në një gamë të gjerë automjetesh pa pilot gjatë luftës më shumë se katërvjeçare kundër Rusisë, dhe po prodhon miliona dronë çdo vit, ndërsa forcat ukrainase kryejnë mijëra sulme me dronë çdo ditë.
Porosia e dronëve sulmues përfshin dronët “Shrike” të prodhuar nga prodhuesi i madh ukrainas SkyFall dhe të pajisur me softuer nga firma amerikane e teknologjisë së mbrojtjes Auteron, të projektuar për të ndjekur dhe goditur në mënyrë autonome objektiva lëvizëse në fazën e fundit të fluturimit.
Shefi ekzekutiv i Auteron, Lorenz Meier, ka konfirmuar për Reuters madhësinë e kontratës, duke shtuar se ajo vlente rreth 90 milionë euro dhe ishte financuar nga një vend evropian.
Meier I ka thënë Reuters se disa nga dronët tashmë i ishin dorëzuar qeverisë së Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër duhet të dërgohej këtë vit.
SkyFall ka konfirmuar përfshirjen e Gjermanisë, por ka shtuar se kompania nuk mund të komentonte mbi detajet e blerjes.
-
Dronët për të cilët Gjermania do të shpenzojë mbi 250 mln euro s’kanë dhënë rezultat në Ukrainë
-
Kallas për sulmin e dyshuar rus ndaj aeroportit gjerman: Terrorizëm i sponsorizuar nga shteti
-
Ukraina sulmon Rusinë me qindra dronë, të paktën gjashtë të vdekur
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta