Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sllovakia do të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore nga Izraeli

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar të mërkurën planet për të blerë gjashtë sisteme të lëvizshme të mbrojtjes ajrore nga Izraeli, në vlerë prej 554.3 milionë eurosh.

Në faqen e saj të internetit, qeveria ka bërë të ditur se si shtet anëtar i NATO-s, Sllovakia po forcon mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, raporton Reuters.

Qeveria miratoi gjithashtu blerjen e më shumë se 1,300 automjeteve të terrenit, në një blerje të përbashkët me Republikën Çeke, me një kosto prej 708.3 milionë euro, të cilat do të zëvendësojnë kamionët e vjetruar.

Sllovakia, fqinji i së cilës Ukraina po lufton pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022, ka kërkuar të rrisë aftësitë e mbrojtjes ajrore.

Ajo ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak ka thënë se përparësitë duhet të jenë në aftësitë e mbrojtjes, veçanërisht në mbrojtjen ajrore.

Muajin e kaluar, asaj iu dorëzuan dy avionët e parë F-16, nga 14 avionët e rinj luftarakë sa po planifikohet t’i marrë.

Edhe Izraeli nënshkruan me Greqinë marrëveshje mbrojtjeje prej 3.5 miliardë dollarësh Botë Izraeli nënshkruan me Greqinë marrëveshje mbrojtjeje prej 3.5 miliardë dollarësh

Sllovakia operon sistemin me rreze të mesme 2K12 KUB, i cili ishte në fund të ciklit të tij jetësor, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes në një dokument të publikuar të mërkurën.

Nën një qeveri të mëparshme, Sllovakia i dhuroi Ukrainës sistemin e vjetër të mbrojtjes ajrore S-300, një vendim i kritikuar nga administrata aktuale për uljen e aftësive të mbrojtjes ajrore të vendit.