Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndihma e papritur për Ukrainën shokon Putinin dhe BE-në

Vladimir Putin - Sllovakia

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke pritur kryeministrin sllovak Robert Fico në një takim në Pekin të Kinës. 2 shtator 2025

Foto: Associated Press

Ukraina do të marrë disa pajisje deminuese dhe pajisje shtesë joushtarake nga Sllovakia, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denys Shmyhal.

Është hera e parë që Kievi do të marrë pako ndihmëse të tillë nga Sllovakia, qëkur Robert Fico, i njohur për lidhjet me Moskën, erdhi në pushtet si kryeministër më 2023. Pakoja përfshin pajisje inxhinerike dhe ndërtimi, automjete transporti dhe mjekësore dhe sisteme çminimi, sipas “Kyiv Independent”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak, njoftoi për pakon në forumin DFNC3 në Kiev, ku ai dhe Shmyhali nënshkruan memorandumin për pakon e 14-të ndihmëse nga Sllovakia për Ukrainën. Shmyhali falënderoi Sllovakinë për ringjalljen e bashkëpunimit dhe shtoi se po punohet për pakon e 15-të ndihmëse.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022 e deri në rikthimin e Ficos në pushtet, Sllovakia pati çuar 13 pako ndihmëse në Kiev, në vlerë 800 milionë dollarëshe. Pas kësaj, Qeveria e Ficos anuloi pakon e 14-të në vlerë 45 milionëshe. Në të përfshiheni 140 raketa për sistemet Kub, 5000 predha e katër milionë plumba.

Edhe pse e pati ndaluar dhurimin e pajisjeve ushtarake, Fico nuk e pati ndalur shitjen komerciale të pajisjeve nga kompanitë sllovake drejt Ukrainës. Ai në fushatë pati premtuar se do të ndalë ndihmën ushtarake për Kievin, duke vënë në pikëpyetje edhe sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe duke njoftuar se do të bllokonte anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Për shkak të politikave që nuk kundërshtonin Vladimir Putinin dhe Rusinë, Sllovakia e Ficos dhe Hungaria e Viktor Orbanit po përballen me kritika të shtuara te partnerët evropianë.