Presidenti sirian, Ahma dal-Sharaa, ka thënë se qeveria e tij po mban bisedime indirekte me Izraelin për t’u dhënë fund sulmeve të Izraelit në Siri.
“Ka negociata indirekte me Izraelin përmes ndërmjetësuesve për të qetësuar dhe kontrolluar situatën, në mënyrë që çështjet të mos arrijnë në pikën ku të dyja palët humbin kontrollin”, ka thënë ai në një konferencë shtypi në Paris, raportoi CNN.
“Ne po përpiqemi të flasim me të gjitha shtetet që janë në kontakt me palën izraelite për t’i vënë nën presion që të ndalin ndërhyrjet në çështjet siriane”.
Al-Sharaa ka thënë se synimi është që Izraeli t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 1974 me Sirinë, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, dhe të tërhiqet në kufirin që ka përcaktuar për t’i hapur rrugë kthimit të paqeruajtësve të OKB-së. Kufiri ndan Sirinë nga Izraeli dhe Lartësitë e Golanit, të cilën Izraeli e mori nga Siria në luftën e vitit 1967.
Që kur ra regjimi i ish-presidentit Bashar al-Assad, në dhjetor, Izraeli ka marrë nën kontroll më shumë territor në Siri dhe ka nisur disa sulme.