Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërblehet me “Pulitzer” adoleshentja që filmoi vrasjen e George Floydit

Adoleshentja e cila ka filmuar vrasjen e George Floydit, nga oficeri policor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka fituar çmimin “Pulitzer” për gazetari.

Darnella Frazier, e cila tani është 18 vjeç, është shpërblyer për guximin e saj, ka bërë të ditur Komitetit i Pulitzerit.

Xhirimi i saj ka shkaktuar protesta masive për drejtësi racore nëpër të gjithë botën, dhe është përdorur si një evidencë në gjykimin ndaj oficerit policor, Derek Chauvin.

Çmimet “Pulitzer” janë çmimet më prestigjioze për gazetari në SHBA.

Komiteti i “Pulitzerit” ka deklaruar se ata kanë nderuar Frazierin për “guximin që të xhironte vrasjen e George Floydit, një video kjo që ka shkaktuar protesta kundër brutalitetit policor në të gjithë botën, duke nënvizuar kështu rolin e rëndësishëm të qytetarëve në gazetari”.

Adoleshenjta Frazier kishte arritur të filmonte arrestimin dhe kështu edhe vrasjen e Floydit derisa po ecte me kushërirën e saj në Minneapolis, më 25 maj të vitit të kaluar.

Edhe “Lutej për jetën”: Dëshmia e vajzës që xhiroi momentet e fundit të Floydit Botë “Lutej për jetën”: Dëshmia e vajzës që xhiroi momentet e fundit të Floydit

Ajo i ka thënë gjykatës në fillim të këtij viti se kishte filluar të xhironte incidentin me telefonin e saj pasi kishte parë një njëri të tmerruar i cili lutej për jetën e tij.

Frazier ka treguar se si e kishte dëgjuar Floydin duke thënë “nuk mund të marrë frymë” dhe duke e kërkuar nënën e tij.