Ish-polici i Minneapolisit, Deren Chauvin, i dënuar për vrasjen e George Floyd, është therur në një burg të Arizonës.
Një burim i tha AP-së se ai është lënduar rëndë nga një i burgosur.
Chauvin është duke vuajtur dënimin mbi vdekjen e Floyd – vdekja e të cilit nxiti protesta kundër brutalitetit të Policisë dhe racizmit ndaj racës së zezë në Amerikë.
Askush tjetër nuk raportohet të jetë lënduar dhe Chauvini thuhet se i ka mbijetuar sulmit.
Incidenti vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme ia refuzoi apelin e tij ku argumentoi se nuk kishte pasur gjykim të drejtë për vrasjen e Floydit – i cili vdiq pasi Chauvin e mbështeti me gju në qafën e tij përtokë për më shumë se nëntë minuta në vitin 2020.
Edhe
Ish-polici i dënuar për vrasjen e George Floydit u ther 22 herë nga anëtari i bandës mafioze
Vrasja e cila u kap në kamera nga kalimtarë zgjoi protesta kundër padrejtësisë dhe përdorimit të forcës nga policia.
Chauvin u shpall fajtor për vrasjen e Floydit dhe u dënua me 22 vjet burgim. Atij iu dhanë edhe 20 vjet dënim më 2022 për shkelje të të drejtave civile të Floydit.
-
Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit
-
Ish-polici i Seattle pretendon se Kurt Cobain u vra, por autoritetet s’duan ta rihapin çështjen
-
Zgjerohen protestat në SHBA pas vrasjes së një gruaje nga agjenti i emigracionit
-
Dënimi me vdekje do të kërkohet ndaj të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk