Një i burgosur në SHBA është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi goditi me thikë Derek Chauvin, ish-policin e dënuar për vrasjen e George Floyd.
Prokurorët thanë se ish-anëtari i bandës, John Turscak, përdori një teh të improvizuar për të goditur me thikë Chauvinin 22 herë më 24 nëntor në një burg federal në Tucson, Arizona.
Chauvin i mbijetoi sulmit dhe u tha se ishte në një gjendje të qëndrueshme.
Ai po vuan dënime të shumta për vdekjen e Floydit, e cila shkaktoi protesta dhe trazira mbarëkombëtare, raportoi BBC.
Turscak, një ish-anëtar i një bande mafioze meksikane, dyshohet se shënjestroi Chauvinin në bibliotekën ligjore të burgut në kohën e drekës. Ai më vonë tha se kishte menduar ta vriste Chauvinin për rreth një muaj për shkak të statusit të tij si i burgosur i profilit të lartë.
Ai u tha oficerëve korrektues se do ta kishte vrarë Chauvinin nëse ata nuk do të reagonin shpejt.
-
Theret në burg ish-polici i dënuar për vrasjen e George Floydit
-
Burri që sulmoi në darkën e korrespondentëve, akuzohet për tentim vrasje të Trumpit
-
Del para gjyqit i akuzuari për sulmin me thikë në trenin drejt Londrës
-
Burri që tentoi ta vriste Trumpin tenton ta vrasë veten me stilolaps në sallën e gjyqit
-
I dënuari për vrasje dyshohet për therjen e reperit Tory Lanez në burg