59-vjeçari i akuzuar për tentimvrasjen e presidentit amerikan vitin e kaluar, i cili u shpall fajtor të martën, ka tentuar ta ther veten pasi u lexua vendimi në gjyq.
Ryan Routh ka tentuar ta godiste veten në qafë me një stilolaps pasi u lexua vendimi për shpalljen fajtor të tij për të gjitha akuzat, raportoi CNN. Autoritetet e kanë ndaluar.
Një person që ishte në sallë ka thënë se Routh u tërhoq jashtë nga zyrtarët dhe kur u soll sërish në sallën e gjyqit ishte me pranga.
Në gjyqin e tij federal në Fort Pierce, Florida, Routh përballej me pesë akuza, duke përfshirë tentativën e vrasjes, sulmin ndaj një oficeri federal, posedimin e një arme zjarri dhe municioneve, dhe posedimin e një arme zjarri me numër serial të zhdukur.
Routhit do t’i shqiptohet dënimi më 18 dhjetor. Ai përballet me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm.
-
Dënohet me burgim të përjetshëm burri që tentoi ta vriste Trumpin
-
Shpallet fajtor në të gjitha akuzat burri që u përpoq të vriste Trumpin
-
I akuzuari për tentim atentatin ndaj Trumpit deklarohet i pafajshëm
-
Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit
-
Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit për sulm seksual