Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj shkrimtares, E Jean Carroll, e cila akuzoi presidentin, Donald Trump, për sulm seksual, raportoi CBS News.
Sipas burimeve të CBS News, hetimi po shqyrton nëse Carroll ka kryer dëshmi të rreme në lidhje me çështjet civile që ajo ngriti kundër Trumpit.
Carroll, një ish-kolumniste reviste, e akuzoi Trumpin për sulm seksual dhe shpifje, duke e paditur atë në dy raste. Të dy vendimet u mbështetën në apel, por Trumpi që atëherë i ka kërkuar Gjykatës Supreme të rrëzojë të parin prej tyre.
Ai i ka mohuar akuzat.
Në vitin 2023, një juri e shpalli Trumpin përgjegjës për sulm seksual. Ai u shpall gjithashtu përgjegjës për shpifje për komentet që bëri vitin e kaluar në një postim në Truth Social.
Në atë postim, ai mohoi pretendimin e Carroll se ajo ishte sulmuar prej tij në mesin e viteve 1990 në një dhomë zhveshjeje, në një dyqan të madh në New York.
Edhe
Trumpi dështon të përmbysë një dënim prej 83 milionë dollarësh ndaj tij
Një padi e dytë në vitin 2024 e shpalli Trumpin përsëri përgjegjës për shpifje në lidhje me komentet që bëri për Carroll në vitin 2019, në të cilat ai e akuzoi atë se kishte sajuar pretendimet kundër tij për të shitur një libër.
Trumpi i është drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të përmbysur vendimin e parë, për të cilin ai u urdhërua të paguante Carollin me 5 milionë dollarë.
Ai është zotuar gjithashtu të bëjë të njëjtën gjë me çështjen tjetër, në të cilën Carroll u dëmshpërblye me 83 milionë dollarë.
-
50 Cent reagon ndaj deklaratës së Trumpit për mundësinë e faljes së Diddyt nëse dënohet
-
Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit
-
Paditet për herë të dytë ish-drejtori i FBI-së, James Comey
-
Burri që sulmoi në darkën e korrespondentëve, akuzohet për tentim vrasje të Trumpit