Vdekja e këngëtarit legjendar, Kurt Cobain, është rikthyer sërish në qendër të debatit, pasi një ish-zyrtar i lartë i Policisë ka pretenduar se rasti mund të ketë qenë vrasje dhe jo vetëvrasje. Por, qëndrimi zyrtar i Policisë së Seattleit mbetet i pandryshuar, duke lënë të kuptohet se nuk duan ta rihapin çështjen.
Në prag të 32-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, ish-kapiteni i Policisë së Seattleit, Neil Low, i cili në vitin 2005 u ngarkua të auditonte dosjen e rastit, ka deklaruar se provat fizike “nuk përputhen” me versionin zyrtar, ka shkruar Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCobain, këngëtari i grupit të mirënjohur “Nirvana”, u gjet i vdekur në muajin prill të vitit 1994, në moshën 27-vjeçare, nga një plagë me armë gjahu në kokë. Vdekja e tij u klasifikua si vetëvrasje nga autoritetet.
Neil Low, i cili ka shërbyer për 50 vjet në Policinë e Seattleit dhe doli në pension në vitin 2018, ka thënë për Daily Mail se nuk po beson se Cobain është vetëvrarë.
“Unë nuk e besoj që Kurt ia bëri këtë vetes”, ka thënë ai.
Ish-kapiteni e cilësoi hetimin fillestar si “të dështuar”.
“Një gjë me raportet është faktori i gabimit njerëzor, keqkuptime, dëgjime të gabuara dhe detaje të harruara. Ata (departamenti i policisë) u çuan në drejtim të gabuar. Ndoshta edhe unë do të kisha rënë në të njëjtin grackë, por tani mendoj se është vrasje dhe mendoj se çështja duhet të rihapet”, ka thënë ai.
Sipas tij, ka mospërputhje në provat e gjakut, në forcën e goditjes së armës dhe në dallimet mes raportit të autopsisë dhe raportimeve policore.
“E kam lexuar dosjen dhe mund t’ju them çfarë thonë provat, sepse kjo ka qenë puna ime. Dhe ajo nuk thotë vetëvrasje”, u shpreh ai.
Low ka vënë në pikëpyetje edhe deklaratat e hershme publike në vendngjarje nga zëdhënësja e policisë, Vinette Tishi, së bashku me mjekun ligjor Donald Reay.
“Ishte e qartë se ky burrë ka vdekur nga një plagë me armë gjahu në kokë… dhe kishte një letër vetëvrasjeje brenda shtëpisë”, pati thënë Tishi në një intervistë të regjistruar në atë kohë.
Low ka komentuar se “ishte vetëvrasje.”
Ai ngriti gjithashtu shqetësime për gjendjen e duarve të Cobain në fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe për nivelin e heroinës të regjistruar në raportet mjekësore.
“Plumbat hynë në kafkën e tij dhe shkaktuan dëme të mëdha. Të gjitha copëzat u gjetën, por goditja do të kishte qenë aq e fortë sa do të prodhonte një spërkatje të madhe gjaku, jo të vogël”, ka thënë ai.
Trupi i Cobain u zbulua tre ditë më vonë në një serë të lidhur me shtëpinë e tij në Seattle, nga një elektricist që po instalonte ndriçim sigurie.
Ekzaminuesi mjekësor i King County e shpalli vdekjen si vetëvrasje, duke deklaruar se Cobain kishte përdorur një armë gjahu Remington Model 11, kalibër 20, e cila u gjet në krahët e tij, ndërsa pranë ishte edhe një letër.
Qëndrimi zyrtar i Policisë së Seattleit mbetet i pandryshuar.
“Kurt Cobain vdiq nga vetëvrasja në vitin 1994. Ky vazhdon të jetë qëndrimi i Policisë së Seattleit”, theksohet në deklaratën e zyrtarëve për Daily Mail.
Ky vendim ka qëndruar në fuqi për më shumë se tre dekada, megjithëse teoritë dhe dyshimet rreth rrethanave të vdekjes së tij vazhdojnë të qarkullojnë.