Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vrasja e mistershme – mendonin që ishte natyrale, por provat ishin aty

111

Trupi i Brian Low u gjet në Leafy Lane, me qenin e tij Millie pranë, në mëngjesin e 17 shkurtit 2024. Një nga detektivët e parë në vendngjarje i tha gjykatës gjatë procesit se besonte se plagët e Low tregonin për një rrëzim ndërsa po shëtiste. Gjykatës iu paraqitën fotografi të rënda të trupit të Low, të shtrirë në shteg. Fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak dhe njolla të zeza.

Brian Low po shëtiste qenin e tij në një shteg të largët në fshat, kur u qëllua për vdekje nga një ish-koleg, urrejtja e të cilit ndaj tij ishte grumbulluar prej vitesh.

65-vjeçari u gjet pranë Aberfeldyt, në Highland Perthshire, me gjak në duar dhe në fytyrë, por policia fillimisht nuk e kuptoi se ai ishte vrarë.

Vdekja e ish-punëtorit të mirëmbajtjes së terreneve nuk u trajtua si e dyshimtë për disa ditë, derisa një autopsi konfirmoi se ai kishte vdekur nga plagët e shkaktuara nga të shtënat me armë. Kokrrat e plumbit të armës së gjahut kishin rënë nga trupi përpara se ai të ekzaminohej. 

Kaluan edhe tre muaj të tjerë para se vrasësi, ish-rojë gjahu në pension, David Campbell, të arrestohej.

Ai tani po vuan dënimin e përjetshëm për vrasje, por familja e Brian Low ende nuk arrin t’i kuptojë gabimet e bëra pasi trupi i tij u gjet.

Edhe Vrasja e nënës e shtyu të bëhej polic, pas 16 vjetësh arrestohet një i dyshuar Botë Vrasja e nënës e shtyu të bëhej polic, pas 16 vjetësh arrestohet një i dyshuar

Ata kanë folur publikisht për herë të parë në dokumentarin dypjesësh të BBC-së, Murder Trial: Death of a Dog Walker, i cili ndjek hetimin policor dhe procesin gjyqësor.
“Isha njëkohësisht shumë i zemëruar dhe shumë i trishtuar”, thotë vëllai i tij, Douglas Low.
“Si mund të ndodhte kjo?”, pyet ai.

Trupi i Brian Low u gjet në Leafy Lane, me qenin e tij Millie pranë, në mëngjesin e 17 shkurtit 2024.
Një nga detektivët e parë në vendngjarje i tha gjykatës gjatë procesit se besonte se plagët e Low tregonin për një rrëzim ndërsa po shëtiste.

Gjykatës iu paraqitën fotografi të rënda të trupit të Low, të shtrirë në shteg. Fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak dhe njolla të zeza.

Douglas Low tha se fotografitë ishin “aq të tmerrshme sa gati më erdhi për të vjellë”. Nuk mund ta imagjinoj pse dikush do të thoshte se bëhej fjalë për një ngjarje mjekësore”.

Mbesa e Brianit, Jacqui Low, shtoi: “Thjesht duket e pabesueshme që nuk i panë shenjat në fytyrën e tij, plagët e shkaktuara nga të shtënat”.

Autopsia zbuloi se rrobat e Low ishin të mbushura me vrima dhe se ai kishte pësuar rreth 30 plagë nga kokrrat e plumbit të armës së gjahut.

Vonesat bënë që perimetri i sigurisë në vendngjarje të vendosej vetëm më 23 shkurt, gjashtë ditë pasi ishte gjetur trupi i Low.
“Kur ke një vonesë të tillë, në mendje të vijnë një sërë gjërash që mund t’i kemi humbur për sa u përket provave”, tha detektivi kryesor Martin MacDougall, nga ekipi i Hetimeve të Rënda.
“Gjurmë këmbësh në tokë, gjurmë gomash, kamera CCTV”, shtoi ai.
Hetimi për vrasje u nis përfundimisht 10 ditë pasi u zbulua trupi i Low.

Disa ditë më vonë u mbajt një konferencë për shtyp, ku MacDougall dhe kolegu i tij, detektivi kryesor Greg Burns, u morën në pyetje ashpër për gabimin.

Një detektiv i tha ekipit të dokumentarit se kishte pasur shumë interesim nga mediat dhe pranoi: “Jemi disi në pozicion të pafavorshëm”.

Analiza e dëshmive të pafundme

Gjatë tre muajve të ardhshëm, policia mori në pyetje 800 dëshmitarë dhe analizoi 2.400 orë pamje nga kamerat CCTV të 56 kamerave.

Dokumentari ndoqi prokurorin Greg Farrell teksa ekipi i tij ndërtonte çështjen kundër Campbellit, si dhe avokatin e të akuzuarit, Tony Lenehan KC, ndërsa ai përpiqej të rrëzonte kronologjinë e prokurorisë dhe të vinte në dyshim provat.

Për shkak të mundësive të humbura për mbledhjen e provave forenzike, prokuroria ndërtoi një çështje të bazuar në prova rrethanore gjatë gjyqit.

Ajo lidhi disa elemente më të vogla të provave për të krijuar një tablo të inatit që Campbell ushqente prej dekadash ndaj Low, i cili kishte punuar në pronën e afërt Edradynate Estate bashkë me vrasësin e tij për më shumë se 20 vjet.

Campbell kishte qenë përgjegjësi kryesor i gjuetisë në këtë pronë.

Ai u përshkrua nga fermerja lokale, Sally Crystal, si “shumë i respektuar” dhe si një njeri që “organizonte një gjueti shumë, shumë të mirë”.

Crystal e kishte takuar për herë të parë Campbellin gjatë sezonit të gjuetisë në vitin 1987.

Ajo tha se kur ai kishte mbërritur fillimisht, kishte qenë një rojë gjahu i shkëlqyer – por ndërsa reputacioni i tij rritej, ai u bë “shumë arrogant”.

“David filloi të sillej vërtet keq, familja (që drejtonte Edradynate) filloi të mos i besonte”, tha Crystal.
Kur u pyet gjatë gjyqit se si shkonin dy burrat me njëri-tjetrin, ajo tha: “Në fillim nuk vihej re, por me kalimin e kohës u krijua një ftohtësi. Të paktën një herë, në mëngjes, po flisja me Brianin dhe David kaloi pranë meje. Ai u kthye nga unë, i zemëruar sepse atë mëngjes isha pak me vonesë dhe megjithatë kisha pasur kohë të flisja me Brianin. U largua dhe tha: ‘E urrej atë njeri. E urrej’”.

Pam Curran, e cila ishte partnere e Low për 22 vjet, tha se të gjithë ata që e takonin Brianin e pëlqenin.

“Nuk mendoj se kishte as edhe një grimë ligësie në trupin e tij”, tha ajo.

Douglas Low tha se nuk kishte menduar kurrë se vëllai i tij kishte ndonjë armik në botë.

“Kush do të donte t’i bënte keq Brianit? Ai ishte njeriu më i mirë dhe më i dashur që mund të imagjinoje”, tha ai.

“Është thjesht e pabesueshme”, shtoi.

Megjithatë, gjatë gjyqit u fol për marrëdhënien e keqe mes dy burrave.

Campbell kishte dyshuar se Low kishte “vendosur” disa sende që dyshohet se ishin gjetur gjatë një kontrolli në shtëpinë ku ai banonte në atë kohë, në pronën Edradynate, pas disa rasteve të dyshuara të helmimit të shpendëve.

Edhe Nëna që shkroi libër për dhimbjen e fëmijëve pas vdekjes së babait shpallet fajtore për vrasjen e tij Botë Nëna që shkroi libër për dhimbjen e fëmijëve pas vdekjes së babait shpallet fajtore për vrasjen e tij

Campbell tha se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Low që nga viti 2017 dhe se nuk e kishte ditur që ai ishte larguar nga Edradynate Estate derisa e kishte parë këtë në televizion.

“E dija se kishin pasur një konflikt, një konflikt serioz, sepse Dave po hetohej për helmimin e shpendëve grabitqarë dhe kjo kishte ndodhur më shumë se një herë. Dhe çfarëdo që Brian u kishte thënë policëve e kishte zemëruar shumë Davein dhe ata kishin pasur një përplasje të fortë. Brian nuk më tregonte hollësitë, por e dija se ishte diçka serioze. Brian ishte shumë i mërzitur për këtë”, tha Pam Curran. 

Campbell u largua nga Edradynate në fillim të vitit 2017, pasi kishte punuar atje për më shumë se 30 vjet.

Gjatë gjyqit, avokati mbrojtës Lenehan vuri në dukje se gjatë shtatë vjetëve që nga largimi i tij nga prona, të dy burrat kishin jetuar pranë njëri-tjetrit pa pasur ndonjë problem.
Por në të vërtetë, Campbell kishte planifikuar se si ta vriste Low dhe si të fshihte gjurmët.

Zbatimi i planit

Në mëngjesin e së premtes, 16 shkurt 2024, Campbell filloi të zbatonte planin e tij.

Në mëngjes ai mbuloi me shirit ngjitës kamerën CCTV në pjesën e pasme të shtëpisë së tij dhe nuk e hoqi atë deri në mbrëmje.

Një figurë, për të cilën prokuroria tha se ishte Campbell, u pa në kamerat CCTV duke lëvizur me biçikletë nëpër Aberfeldy, në drejtim të vendit të vrasjes.

Një dëshmitar i tha gjykatës se Campbell më vonë kishte kërkuar nga një dyqan riparimi biçikletash që t’i ndërronte gomat.

Policia pa gjithashtu pamje CCTV nga një fermë aty pranë, ku shihej një kalë “i trembur” që vraponte nëpër një fushë, në të njëjtën kohë kur besohej se Low ishte qëlluar.

Oficerët thanë se koha përkonte me aktivitetin e fundit të njohur të telefonit celular të Low.

Tre muaj pas vrasjes, policia më në fund e arrestoi Campbellin.

Ai ishte në tualet, i zhveshur, kur oficerët mbërritën në shtëpinë e tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, oficeri që e arrestoi, David Budd, e pyeti Campbellin nëse vdekja e Low kishte qenë një aksident. 

“Nuk e di”, u përgjigj ai

Budd e pyeti: “Atëherë, kishe ndërmend ta qëlloje apo jo?” – dhe Campbell u përgjigj: “Palaço i pacipë”.

Më pas ai tha se “100%” nuk kishte pasur asnjë lidhje me vdekjen e Brian Low.

Campbell dëshmoi në mbrojtje të vetes gjatë gjyqit.

Ai tha se pjesën më të madhe të ditës e kishte kaluar në shtëpi dhe se kishte zhvilluar një telefonatë të gjatë me këshillin vendor lidhur me një kërkesë për planifikim urban.

Campbell tha se nuk kishte kërkuar avokat pas arrestimit sepse “nuk kishte nevojë për të” dhe mohoi të kishte ndonjë lidhje me vdekjen e Low.

Megjithatë, ai u shpall fajtor për vrasje pas një gjyqi 15-ditor në Gjykatën e Lartë në Glasgoë. Juria dha verdiktin pas tre ditësh diskutimesh.

Gjykatësi Lord Scott i tha Campbellit se “vrasja e planifikuar dhe e drejtpërdrejtë” kishte qenë “një akt i tmerrshëm dhe i pakuptimtë i ligësisë ekstreme”.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe u urdhërua të vuajë të paktën 19 vjet burg përpara se të mund të kërkojë lirimin me kusht.

Pam Curran tha se nuk kishte mundur të hynte në sallën e gjyqit për të dëgjuar verdiktin, sepse nuk e dinte se si do të reagonte.

“Një akt i vetëm dhune ka ndryshuar jetën e kaq shumë njerëzve, dhe për çfarë? Për një debat lidhur me diçka në një pronë që kishte ndodhur vjet më parë”, u shpreh Curran.

Edhe I qëlluar nga ushtarët izraelitë, 14-vjeçari vdiq pa ndihmë mjekësore Botë I qëlluar nga ushtarët izraelitë, 14-vjeçari vdiq pa ndihmë mjekësore

Ajo tha se jeta e saj nuk do të jetë kurrë më e njëjtë.

“Nuk do ta shoh më kurrë Brianin. Si mund të jetë kjo e drejtë? Por nuk mund të të vijë keq për veten. Thjesht duhet të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara, sepse kjo është ajo që ai do të kishte dashur”, shtoi.