Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ye rrezkon të paditet me 250 milionë dollarë për komentet ndaj Floydit

Nëna e vajzës së George Floydit po planifikon të ngreh padi prej 250 milionë dollarësh kundër Kanye Westit, shkruan CNN-i.

Roxie Washington, nëna e Gianna Floyd, po merr masa kundër reperit 45-vjeçar, Kanye West, për ngacmim, shpërdorim, shpifje dhe shkaktim të shqetësimit emocional, pasi ai së fundmi pretendoi se George Floyd vdiq si rezultat i përdorimit të fentanilit dhe jo si rezultat i brutalitetit të policisë.

Avokatët e kanë konfirmuar lajmin se familja Floyd tashmë e ka lëshuar ​​një letër ndalimi ndaj Westit, për deklarata të rreme për vdekjen e George Floydit, me qëllim të promovimit të markave të tij, për ta rritur vlerën e marketingut si dhe për t’i rritur të ardhurat për veten, partnerët e tij të biznesit dhe bashkëpunëtorët.

“Shkaku i vdekjes së zotit Floyd është vërtetuar përmes provave të paraqitura në gjykata, gjatë gjykimeve penale dhe civile që erdhën si rezultat i vdekjes së tij të parakohshme dhe të tmerrshme. Megjithatë, ju me qëllime dashakeqe keni bërë deklarata që janë të pasakta dhe të pabaza, duke i shkaktuar dëme familjes së tij”, shkruhet në letrën e dorëzuar në gjykatë.

Familjarët e të ndjerit, George Floyd, thonë se deklaratat e yllit të hitit “Stronger” ishin të pasakta dhe keqdashëse, dhe argumentojnë se e bija e tij, Gianna, po “ritraumatizohet” nga komentet e Kanyes të cilat po e krijojnë një mjedis të pasigurt dhe të pashëndetshëm për të.

Familja Floyd dëshiron që Ye t’i largojë deklaratat e tij rreth Georgeit, vdekja e së cilit i shkaktoi protestat me sloganin “Black Lives Matter” anembanë botës, nga internet dhe t’i ndalojë komentet rreth tij.

Image