Marius Borg Hoiby, djali 29-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është shpallur fajtor për dy akuza për përdhunim dhe është dënuar me katër vjet burgim.
Tre gjyqtarët në sallën e gjyqit 250 të Gjykatës së Qarkut në Oslo e kanë liruar atë nga dy akuza të tjera për përdhunim, por e kanë shpallur fajtor për shumë nga veprat e tjera penale për të cilat ishte akuzuar.
Hoiby nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, por ka marrë pjesë përmes një videolidhjeje.
Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohej me shtatë vjet e shtatë muaj burgim. Avokatët e tij mbrojtës kishin kërkuar një dënim më të lehtë prej 18 muajsh dhe mund të ankimojnë vendimin.
Nëna e Marius Borg Hoiby-t ishte martuar me familjen mbretërore kur ai ishte katër vjeç dhe, megjithëse është rritur brenda familjes mbretërore, ai vetë nuk është anëtar i familjes mbretërore.
Mette-Marit vuan nga një formë e fibrozës pulmonare dhe së fundmi është futur në listën e pritjes për transplantim të mushkërive. Avokatët e djalit të saj kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e tij nga burgu që ai të mund të kalonte kohë me nënën e tij për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.
Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës i Hoiby-t, Petar Sekulic, ka kërkuar përsëri nga gjykata lirimin e tij.
Edhe
Prokuroria norvegjeze kërkon më shumë se 7 vjet burgim për djalin e princeshës
Hoiby kishte mohuar të katër akuzat për përdhunim, por gjyqtarët e kanë shpallur fajtor për përdhunimin e dy grave, përfshirë një rast në vitin 2018 në pronën e Princit të Kurorës në Skaugum dhe një rast tjetër që përfshinte një grua në Oslo në vitin 2024.
Ai gjithashtu është shpallur fajtor për keqtrajtimin e ish-të dashurës së tij, influencueses norvegjeze, Nora Haukland.
Megjithatë, ai është shpallur i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim: njëra lidhej me një grua që e kishte njohur në një hotel në Oslo në nëntor 2024, ndërsa tjetra me një grua që kishte takuar gjatë pushimeve në Lofoten në vitin 2023.
-
Nis gjyqi për përdhunim ndaj djalit të princeshës së kurorës së Norvegjisë
-
Arrestohet djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë pak para një procesi gjyqësor
-
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë do të dalë në gjyq për akuza të shumta, përfshirë përdhunimin
-
Princesha e Kurorës së Norvegjisë thotë se u manipulua dhe u mashtrua nga Epsteini