Botë

Nis gjyqi për përdhunim ndaj djalit të princeshës së kurorës së Norvegjisë

Marius Borg Hoiby

Marius Borg Hoiby/Foto: Splash News

Një vit e gjysmë pasi Marius Borg Hoiby u arrestua nga policia nën dyshimin për dhunë ndaj një gruaje në Oslo, djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë ka dalë të martën në gjyq, në çështjen më të madhe prej vitesh atje. 

Hoiby nuk e ka pranuar fajësinë për katër akuza për përdhunim, teksa prokurori publik ka lexuar 38 akuzat kundër tij.

Procesi gjyqësor shtatë-javor ka nisur në gjykatën e rrethit të Oslos, teksa një sërë informatash të tjera po zbulohen rreth tij dhe nësës së tij, princeshës së Kurorës Mette-Marit.

Princesha e kurorës po vazhdon të përballet me kritika pasi doli se ajo ishte përmendur në qindra emaile që tregonin kontakte të shumta me të ndjerin, Jeffrey Epstein.

Ajo ka pranuar se ka treguar "gjykim të dobët", por pasojat kanë filluar tashmë.

Ndërkohë, në prag të gjyqit, është zbuluar se djali i saj 29-vjeçar është ndaluar përsëri, në rrethana jo shumë të ndryshme nga arrestimi i tij fillestar, me dyshimin për sulm, kërcënime me thikë dhe shkelje të një urdhri për ndalim afrimi.

Meqenëse ai është vënë në paraburgim për katër javë, ai ka nisur procesin gjyqësor duke qenë në paraburgim.

Ekipi i tij mbrojtës synon të apelojë kundër vendimit.

Marius Borg Hoiby ka pranuar pjesërisht akuzat në lidhje me një ngjarje në në gusht 2024, duke pranuar dëmtime trupore, por duke mohuar abuzimin. 

Ai ka pranuar po ashtu disa akuza të tjera, duke përfshirë shkeljen e një urdhri kufizues.