Djali më i madh i princeshës së kurorës së Norvegjisë, do të dalë në gjyq të martën për akuza të shumta, përfshirë përdhunimin.
Marius Borg Hoiby po përballet me gjykatën e distriktit të Oslos pasi u padit në gusht pas një hetimi të gjatë.
Aktakuza përfshin 38 akuza, midis tyre PëR përdhunim, abuzim në një marrëdhënie të ngushtë, akte dhune kundër një tjetri dhe transportim të 3.5 kilogramëve marihuanë. Akuza të tjera përfshijnë kërcënime me vdekje dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Prokurorët kanë thënë se 29-vjeçari mund të përballet me deri në 10 vjet burgim nëse dënohet në gjyqin, i cili pritet të zgjasë deri në mesin e muajit marsit.
Hoiby mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual.
Hoiby është djali i Princeshës së Kurorës, Mette-Marit nga një marrëdhënie e mëparshme dhe djali i adoptuar i trashëgimtarit të fronit, Princit të Kurorës Haakon.
Ai nuk ka titull mbretëror apo detyra zyrtare.
Ai ka qenë vazhdimisht nën hetim që kur u arrestua në vitin 2024 për akuza të ndryshme për shkelje
Hoiby ka mbetur i lirë në pritje të gjyqit.
Në një deklaratë të mërkurën, Haakon ka thënë se ai dhe Mette-Marit nuk planifikojnë të jenë në sallën e gjyqit për procesin gjyqësor dhe se shtëpia mbretërore nuk ka ndërmend të komentojë gjatë procedurave.
Familja mbretërore është përgjithësisht popullore në Norvegji, por rasti Hoiby ka hedhur një hije mbi imazhin e tyre.