Shefi i Ushtrisë së Izraelit, Eyal Zamir, i ka kundërshtuar planet e Benjamin Netanyahut për të okupuar plotësisht Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur tri burime të agjencisë së lajmeve Reuters, teksa presioni mbi kryeministrin izraelit është rritur gjithnjë e më shumë si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Gjatë takimit gati 3-orësh, Zamir e ka paralajmëruar Netanyahun se pushtimi i pjesëve të mbetura të enklavës do të ishte kurth për forcat ushtarake, si dhe do të mund të rrezikonte mirëqenien e pengjeve që po mbahen ende nga grupi militant palestinez, Hamas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zyrtarëve të lartë, ushtria izraelite tashmë kontrollon rreth 75 për qind të territorit të Gazës që prej fillimit të luftës nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor gjatë tetorit të vitit 2023.
Netanyahu është nën presion të hatashëm ndërkombëtar për të arritur marrëveshje të armëpushimit, në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit që e ka shkatërruar pjesën më të madhe të territorit që banohet me mbi 2 milionë palestinezë.
E në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se do të ketë “pasoja katastrofike” në rast se Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gazë, pas raportimeve se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po synon ripushtimin e plotë.
Ndihmëssekretari i Përgjithshëm, Miroslav Jença, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se një veprim i tillë do të ishte “thellësisht alarmues” dhe do të mund të rrezikonte jetën e më shumë palestinezëve, si dhe pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi.