Protestues në përkrahje të pengjeve kanë dalë rrugëve të Jerusalemit dhe kanë marshuar në drejtim të rezidencës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ngritur zërin kundër planit të qeverisë së tij për të okupuar tërësisht qytetin e Gazës.
Ish-ushtari, Max Kresch, ka marshuar duke mbajtur në duar shkrimin “Refuzoj”.
“Ishim më shumë se 350 ushtarë që shërbyen gjatë luftës dhe që po refuzonin të shërbenin në luftën politike të Netanyahut”, ka thënë ai për BBC-në.
Protestues pati edhe në qytete të tjera të Izraelit, përfshirë Haifan dhe Tel-Avivin.
Izraeli po synon ta zgjerojë luftën në Gazë. Kjo ka nxitur reagime nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e shumë shtete perëndimore.
Edhe
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
OKB-ja e ka cilësuar planin me “pesë parime” si diçka me pasoja shkatërruese për civilët palestinezë dhe pengjet izraelite që mbahen në Gaza.
Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë i Izraelit, ka pesë pika: (1) Çarmatosjen e Hamasit; (2) Kthimin e të gjitha pengjeve; (3) Demilitarizimin e Rripit të Gazës; (4) Marrjen e kontrollit të sigurisë në territor dhe (5) Krijimin e “një administrate civile alternative që s’është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”.
-
Rezervistët izraelitë kundërshtojnë thirrjen për paraqitje në prag të ofensivës së re në Gazë
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës
-
Plani i Netanyahut për zhvendosjen e palestinezëve
-
Netanyahu mbron planet për Gazën, ndërsa Izraeli kritikohet ashpër në KS të OKB-së