Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do ta vizitojë Moskën të martën për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.
Kjo do të jetë hera e parë që Guterres takohet ballë për ballë me Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.
Ai do të ketë edhe një takim pune me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Zëdhënësi i OKB-së shtoi se Guterres shpreson të flasë për atë që mund të bëhet për të sjellë paqen në Ukrainë urgjentisht pasi lufta me Rusinë vazhdon për javën e tetë me radhë.
Ekziston gjithashtu mundësia që Guterres të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky në Ukrainë në ditët në vijim.
Artikuj të ngjashëm
-
Shefi i OKB-së, Guterres, do të takohet sot me Putinin
-
Shefi i OKB-së kërkon takime të ndara me Putinin e Zelenskyn
-
Zelensky refuzon ta presë Guterresin pasi shefi i OKB-së e takoi Putinin
-
Shefi i OKB-së të enjten takohet me Zelenskyn dhe Erdoganin
-
Shefi i OKB-së mbërrin në Kiev, të enjten takohet me Zelenskyn