Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i OKB-së, Guterres, do të takohet sot me Putinin

Shefi i OKB-së, Guterres do të takohet sot me Putinin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, në Moskë, gjatë ditës së martë, por pritshmëritë nga takimi thuhet se janë të ulëta pas disa përpjekjeve të dështuara diplomatike deri më tash.

Bisedimet mes Putinit dhe Guterresit pritet të përqendrohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku pavarësisht shpalljes së fitores, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin fabrikën e çelikut Azovstal, raportoi BBC-ja.

Forcat ukrainase deklaruan të martën se Rusia vazhdon të bllokojë njësitë e saj në uzinë.

Ukraina i ka kërkuar Guterresit të garantojë një korridor humanitar për të evakuuar civilët që strehohen brenda Azovstalit.

Shefi i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë në Kiev të enjten, ku do të takohet me presidentin, Volodomyr Zelensky.

SHBA-ja do të nisë gjithashtu bisedimet e mbrojtjes në lidhje me Ukrainën me dhjetëra vende sot, me sekretarin e saj të Mbrojtjes, Lloyd Austin që do të jetë mikpritës në Gjermani.

Edhe Shefi i OKB-së do të takohet me Putinin në Moskë Botë Shefi i OKB-së do të takohet me Putinin në Moskë

Këto bisedime vijnë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore "është serioz" dhe ka kritikuar qasjen e Kievit për prishjen e bisedimeve të paqes.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Lavrovi po përpiqet ta "friksojë botën” për shkak të mbështetjes ndaj Ukrainës.