Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka thënë pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të enjten në Kiev, se situata në qytetin jugor të rrethuar, Mariupol, është “krizë brenda një krize”.
Në një konferencë të përbashkët për media me Zelenskyn, Guterres ka thënë se OKB-ja po bën gjithçka që është e mundur për evakuimin e njerëzve nga atje.
"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të evakuuar njerëzit nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol", ka thënë Guterres.
Në këtë fabrikë po qëndrojnë shumë civilë, por edhe ushtarë ukrainas që po rezistojnë.
Guterres të martën ka qëndruar në Moskë, ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë takimit, Guterres ka kërkuar nga Putini që të ndërpritet menjëherë lufta në Ukrainë.
-
Shefi i OKB-së: Po punojmë t’i evakuojmë ukrainasit nga fabrika e çelikut në Mariupol
-
Putini kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol
-
Zelensky kërkon nga OKB-ja të shpëtojë të lënduarit në fabrikën e çelikut
-
Zelensky: 344 persona u evakuuan nga Mariupoli të mërkurën
-
Ukraina humb kontaktin me ushtarët e saj në fabrikën e çelikut në Mariupol