Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky kërkon nga OKB-ja të shpëtojë të lënduarit në fabrikën e çelikut

Zelensky për luftën në Ukrainë: Ky është vetëm fillimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka apeluar te OKB-ja për t’i ndihmuar të lënduarit të cilët vazhdojnë të mbesin të ngujuar në fabrikën e çelikut në Mariupol, shkruan BBC.

Në një telefonatë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres të mërkurën në mbrëmje, Zelensky ka falënderuar OKB-në për evakuimin e suksesshëm të njerëzve këtë javë nga fabrika e çelikut, ku u shpëtuan më shumë se 100 njerëz, por ka bërë thirrje që të vazhdohet të shpëtohen edhe të lënduarit.

“Jetët e këtyre njerëzve janë në rrezik”, ka thënë Zelensky.

Rreth 200 civilë besohet se kanë mbetur brenda fabrikës.