Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka deklaruar të mërkurën se kontakti me ushtarët ukrainas në fabrikën e çelikut, Azovstal, ka humbur, raportoi BBC-ja.
Rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina ditët e fundit, por mendohet se qindra të tjerë, duke përfshirë më shumë se 30 fëmijë, vazhdojnë të jenë brenda.
Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë BBC-së se "një stuhi ka filluar nga ana e rusëve" në fabrikën e çelikut.
Është raportuar për bombardim të fabrikës gjatë së mërkurës.
Por Kremlini mohoi se Rusia po e sulmon kompleksin industrial.
"Nuk ka stuhi. Ka përshkallëzime kur ukrainasit zënë pozicionet e qitjes”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
-
Ukraina e shpall të përfunduar “misionin luftarak” në Mariupol
-
Rusia vazhdon sulmet në përpjekje për ta marrë nën kontroll “Azovstalin”
-
Të paktën 100 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut “Azovstal”
-
Ukraina përgatitet për sulme të përshkallëzuara ruse
-
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol