Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia vazhdon sulmet në përpjekje për ta marrë nën kontroll “Azovstalin”

Fabrika e çelikut “Azovstal” në Mariupol vazhdon të jetë nën bombardime të rënda, paas evakuimit të civilëve javën e kaluar.

Luftëtarët nga batalioni Azov mbeten të bllokuar brenda ndërsa vazhdojnë të mbrojnë kontrollin e fundit ushtarak të qytetit të shkatërruar, raporton BBC.

Detashmenti Mariupol i batalionit tha në Telegram se më shumë se 34 fluturime ruse, nga të cilat tetë ishin bombardues strategjikë, kanë arritur në Azovstal në 24 orët e fundit.

Forcat ruse thanë ata, kanë vazhduar "të kryejnë sulme të përditshme" mbi fabrikë.

Një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit tha se të paktën 100 civilë mbeten në fabrikën e çelikut, përveç ushtrisë, në një njoftim të martën në aplikacionin e mesazheve në Telegram.