Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ka rinisur bombardimet në fabrikën në Mariupol

Fabrika e çelikut në Azovstal

Pas një periudhe të rrallë të qetësisë, ku janë evakuuar afro 100 persona, fabrika e çelikut Azovstal që gjendet në Mariupol, sërish është bombarduar nga forcat ruse të dielën mbrëma, raporton CNN.

Një ushtar ukrainas duke folur për televizionin shtetëror të Ukrainës ka treguar për rinisjen e bombardimeve.

“Okupuesit kanë nisur të sulmojnë sërish Azovstalin menjëherë pasi u kompletua evakuimi i disa ukrainasve”, ka thënë Denis Schlega, komandant i Brigadës së 12-të të Gardës Nacionale të Ukrainës.

Ai ka thënë se forcat ruse kanë përdorur gjitha llojet e armëve.

Nuk është e qartë nëse bombardimet e reja do ta vënë në rrezik fazën e ardhshme të evakuimit nga Azovstali.