Trupat ruse po vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, por pa sukses, ka njoftuar të mërkurën Forca e Armatosur e Ukrainës.
Azovstali gjatë ditës së mërkurë është bombarduar nga aeroplanë rusë.
“Bllokadat dhe përpjekjet për të shkatërruar njësitë tona në zonën Azovstal në Mariupol po vazhdojnë. Në disa zona, me mbështetjen e avionëve, armiku rus rifilloi ofensivën për të marrë kontrollin e fabrikës. Nuk ka pasur asnjë sukses”, ka thënë këshilltari i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Alexander Stupun, raportoi CNN-i.
Sipas zyrtarëve të qytetit të Mariupolit, qindra civilë kanë mbetur të bllokuar brenda kësaj fabrike, duke përfshirë 30 fëmijë.
E ashtuquajtura Ministria e Brendshme e Donetskut, ka publikuar një video që tregon bombardimet mbi objektet e Azovstalit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të mërkurën se Forcat e Armatosura Ruse nuk po sulmojnë këtë fabrikë. Sipas tij, po luftohet kundër ukrainasve që po tentojnë të marrin pozicione të reja për luftim.
-
Rusia vazhdon sulmet në përpjekje për ta marrë nën kontroll “Azovstalin”
-
Të paktën 100 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut “Azovstal”
-
Rusia ka rinisur bombardimet në fabrikën në Mariupol
-
Forcat ruse po e sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut në Mariupol
-
Brenda Azovstalit të shkatërruar e të pushtuar