Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se forcat ruse po e sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë duke rezistuar trupat e fundit ukrainase në qytetin e rrethuar tashmë, raporton CNN.
“Pashkët Ortodokse 2022. Por, momentalisht Federata Ruse po e sulmon vazhdimisht fabrikën Azovastal në Mariupol. Vendi ku civilët dhe ushtarët tanë janë vendosur pas bombardimeve të rënda nga ajri. Forcat ruse po vazhdojnë sulmet. Kush ka dhënë urdhër të mos bëjë këtë?” – ka shkruar Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më herët këtë javë ka thënë se forcat ruse kanë arritur “çlirimin” e Mariupolit, por urdhëroi trupat e tij të mos e sulmojnë fabrikën, siç kanë njoftuar autoritetet ruse.
-
Ukraina: Trupat ruse pa sukses në sulmin ndaj Azovstalit
-
Rusia vazhdon t’i sulmojë punëtorët e fabrikës së çelikut në Mariupol
-
Paralajmërohet sulm masiv mbi trupat ukrainase në fabrikën Azovstal
-
Rusia kërkon sërish nga trupat ukrainase në Mariupol të dorëzohen
-
Heroizmi i pilotëve ukrainas për të furnizuar ushtarët në fabrikën Azovstal