Në qytetin e Mariupolit, forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë punonjësit e fabrikës së çelikut në Azovstal, ku disa luftëtarë dhe disa civilë janë të fshehur, ka thënë kryetari i kësaj komune.
Presidenti rus, Vladimir Putin javëve të fundit ka thënë se forca e tij do t’i ndalojë sulmet në këtë kompleks industrial, pjesa e fundit e qytetit e cila nuk është nën kontrollin rus, shkruan BBC.
Duke folur me sekretarin gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të martën, Putini ka thënë se askush nuk është ndaluar që ta lë qytetin, duke shtuar se ushtria ruse e ka përfunduar operacionin e saj dhe civilët mund të largohen nga zona kur do që ata dëshirojnë.
Por këtë mëngjes, Petro Andryushchenko, ka thënë se nuk ka arritje për korridore humanitare në këtë qytet dhe sulmet janë duke vazhduar.
-
Rusia vazhdon sulmet në përpjekje për ta marrë nën kontroll “Azovstalin”
-
Putini kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol
-
Forcat ruse po e sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut në Mariupol
-
Bie fortifikata e fundit ukrainase në qytetin port
-
Rusia pretendon se e ka pushtuar tërësisht Mariupolin