Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paralajmërohet sulm masiv mbi trupat ukrainase në fabrikën Azovstal

Azovstal, ukraina, mariupoli, lufta, trupat ruse

Një grup ekspertësh në SHBA-ja kanë paralajmëruar për një sulm të mundshëm rus në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol të Ukrainës.

Siç raporton BBC-ja të hënën, trupat ukrainase të vendosura në fabrikë janë nën presion të vazhdueshëm, derisa rusët mund të nxisin “një sulm të ashpër që të përmbushet afati i caktuar nga Kremlini për të ‘pastruar’ plotësisht Mariupolin”.

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se forcat ruse po e sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë duke rezistuar trupat e fundit ukrainase në qytetin e rrethuar tashmë.

Në fabrikën më të madhe të çelikut në Evropë, raportohet se janë duke u strehuar edhe rreth 1.000 civilë, të cilëve po u mbaron uji dhe ushqimi.